Shpejtësi dhe çmenduri në rrugët që lidhin periferinë me Tiranën (VIDEO)

Shpejtësi dhe çmenduri në rrugët që lidhin periferinë me Tiranën (VIDEO)

Orët e vona të netëve të fundjavës janë të preferuarat e të pasionuarve pas shpejtësisë në rrugë. Shumë drejtues mjetesh tejkalojnë normën, duke u bërë pre e kontrolleve me radar që policia ushtron rregullisht.

Frekuentimi më i ulët i rrugës në orët e vona për shumë drejtues mjetesh përkthehet si “rruga është e imja” dhe kjo i nxit të rrisin shpejtësinë. Të tjerë, të kthyer nga një festë apo një darkë në periferi, shpesh edhe nën efektet e alkoolit, e tejkalojnë normën e shpejtësisë, pa menduar për pasojat.

Në rrugët që lidhin kryeqytetin me periferinë shpesh bëjnë gara të pasionuarit pas adrenalinës që jep shpejtësia.

"Ne kemi parë që mjete me shpejtësi shumë të lartë, bëjnë gara në vende të paautorizuara. Gara sportive në vende të paautorizuara. Në Rrugën e Tegut bëhen gara apo edhe në rrugën Tiranë Durrës", thotë Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore.

Rruga bosh, një makinë e mirë dhe shpesh edhe dëshira për t’u dukur, kombinohen bashkë për t’u kthyer në rrezik për jetën e tjetrit. Në rrjetet sociale na ndodh shpesh të shohim postime të kësaj natyre në orët e vona të natës. Dhe këtu personazhet publike nuk bëjnë përjashtim.    

Zakonisht në gara të tilla angazhohen drejtues në moshë të re. Por vetëbesimit që të jep njohja e mirë e mjetit dhe e rrugës, shpesh mund t’i shtohet edhe përdorimi i lëndëve psikotrope.

Nga statistikat, përdorimi i lëndëve psikotrope është në shkallë të lartë. Një pjesë e tyre janë përdorues të lëndëve psikotrope dhe duke ecur me shpejtësi të madhe bëhen një bombë e vërtetë. Por të ishin në vende të huaja, këtyre nuk do t’u lejohej më makina ta përdornin.  

A ka vend për ashpërsim të masave? Për ekspertin e sigurisë rrugore, më e rëndësishjma është ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve

Nuk është koncepti i ashpërsimit të masave. Kodi rrugor përcakton që masat dhe penalitetet njëherë në dy vjet rishikohen. Mendoj që njerëzit të kuptojnë se një drejtues automjeti nëse nuk do të jetë i kujdesshëm, atëherë ai kthehet në bombë të vërtetë për të gjithë përdoruesit e tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy