
Zbardhet dhe dokumentohet nga vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, në një automjet në Fier.
Pas kallëzimit të bërë nga 28-vjeçari Dh. T., për vjedhjen e një shume parash në automjetin në përdorim të tij, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, u ndalua i dyshuari Hysen Kozi., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën e parave në automjetin në përdorim të shtetasit Dh. T., 28 vjeç, banues në Korçë, të cilin e kishte lënë të parkuar në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”.



