Babai iu vra/ Gjin Guri flet nga spitali: Kushëriri nuk ka lidhje me ngjarjen, policia të gjejë autorët!

Babai iu vra/ Gjin Guri flet nga spitali: Kushëriri nuk ka lidhje me ngjarjen, policia të gjejë autorët!

Gjin Guri personi që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në Dukagjin ndërsa babai i tij Zef Guri u qëllua për vdekje, ka hedhur poshtë pretendimet e policisë vendore të Shkodrës se djali i xhaxhait Gjovalin Guri është autori i kësaj ngjarje të rëndë.

Nga spitali ushtarak në Tiranë, Gjin Guri e quan të turpshëm faktin që policia ka shpallur në kërkim kushëririn e tij Gjovalin Guri si autor i dyshuar.

Edhe i dyshuari Gjovalin Guri një ditë më parë nga arratia mohoi akuzat ndaj tij të cilat i hedh poshtë edhe vetë i plagosuri Gjin Guri i cili kërkon nga policia që të gjejë autorët e vërtetë të vrasjes së babait dhe jo të akuzojë djalin e xhaxhait që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 27 shtator në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.

46 vjeçari i cili mori katër plumba në trup por arriti t’i shpëtojë këtij atentati thotë se nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë person për pyllin në njësinë Shosh, e cila është edhe pista kryesore për të cilën po heton policia.

Gjin Guri tregon edhe se si ndodhi ngjarja teksa po vinte me babain nga Shoshi në drejtim të Shkodrës me këtë kamionçinë kur papritur u qëllua me automatik nga të paktën dy persona që ndodheshin të fshehur në këtë pjesë disa metra mbi rrugë ndërsa devijoi me dashje në humnerë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Këtë deklaratë i plagosuri Gjin Guri e ka dhënë edhe për policinë e shtetit duke hequr çdo dyshim të mundshëm se vrasja e babait të tij Zef Guri është bërë nga kushëriri Gjovalin Guri dhe duke i kërkuar policisë që të gjejë autorët e vërtetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy