
Një elektriçist në Fushë Arrëz është rrëzuar nga një shtyllë korrenti teksa po bënte disa punime.
Rreth orës 12:10, në fshatin Trun, Fushë Arrëz shtetasi G. K., 54 vjeç, elektriçist, po bënte disa punime në rrjetin elektrik në një shtyllë të tensionit të ulët.
Gjatë punës aksidentalisht shtylla është rrëzuar dhe shtetasi G.K, ka pësuar dëmtime.
54-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



