
Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të një pallati në Elbasan. Trupi i pajetë i të moshuarës L.A, është gjetur në lagjen “Haxhias” në hyrje të një pallati në Elbasan.
Shkak i vdekjes së saj dyshohet aksidental pasi ka rrëshqitur në shkallët e hyrjes së pallatit duke pësuar goditje fatale në kokë dhe për pasojë ka humbur edhe jetën.
Policia ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.



