Athinë, Pakistanezi tenton ta përdhunojë në banesë 12-vjeçaren shqiptare

Athinë, Pakistanezi tenton ta përdhunojë në banesë 12-vjeçaren shqiptare

Një 12-vjeçare shqiptare ne Greqi, ka përjetuar momente tmerri pasi një burrë nga Pakistani i ka hyrë në shtëpi dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Sipas medias greke ‘Iefimerida’, ngjarja ka ndodhur dje në një lagje të Athinës, ndërsa pakistanezi është denoncuar nga familjarët e vajzës shqiptare, raporton BW.

Pas denoncimit, policia greke ka arritur të identifikoje dhe arrestojë një 35-vjeçar nga Pakistani, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ishte futur në shtëpinë e 12-vjeçare, pasi kishte mësuar se ajo ishte vetëm, dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza shqiptare ka ulëritur duke kërkuar ndihmë. Në tentativë për t’u mbrojtur ajo ka gërvishtur në fytyrë pakistanezin.

I gjendur në këtë situatë, 35-vjeçari është larguar me shpejtësi, por është prangosur pak më vonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy