
Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesë. Sipas informacioneve të policisë, në pranga është vënë shtetasi Andrea Zerollari, në kuadër të operacionit “Thë shadow of the night”.
I riu dyshohet gjithashtu, si autor i vjedhjes së katër banesave, raste të regjistruara katër ditët e fundit.
25-vjeçari Zerollari, rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje, ndërsa këtë të premte, policia bën të ditur se u kap në flagrancë gjatë tentativës për t’u futur në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Gjatë kohëve të fundit, ai ishtë kthyer në makth për qytetarët beratas, ndërsa rastet e vjedhjes së banesave në këtë qytet denoncoheshin çdo ditë.



