Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, Selajdin Janjeva

Vritet në Serbi biznesmeni i njohur nga Kosova, Selajdin Janjeva

Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Serbinë. Disa persona të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend pronarin e një agjencie turistike në Prishtinë, i cili është identifikuar si Selajdin Janjeva.

Persona ende të panjohur për organet e hetuesisë kanë shtënë në drejtim të Selatin Janjevës, ku i vdekur ka mbetur vetë ai, si dhe një person tjetër, që ishte me tashmë të ndjerin është plagosur.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai gjuajti me armë dhe plagosi një njeri në këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani për policinë, qëlloi me armë dhe vrau në vend Seljatinin, raporton Kurir. 

Motivet dhe se kush janë personat që e kryen këtë akt, ende nuk dihen. Pronari i Selo Tours u vra para shtëpisë së tij.

Familja e të ndjerit përmes një njoftimi ka njoftuar për vdekjen e Janjevës.

“Të dashur farefis, dashamirës dhe udhëtarë! Me pikëllim të thellë ju informojmë që mbrëmë kompanisë sonë iu shua edhe një dritë! Mbrëmë në shtëpinë e tij që gjendet në Novi Pazar me datën 01.10.2020, në rrethana ende të paqarta për ne, është vrarë Selo (Selaki), Selatin Janjeva! Për datën e varrimit së të ndjerit ju informojmë në vazhdim!”, kanë deklaruar nga familja e Janevës.

Pas të shtënave, vrasësi është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy