Një konflikt në familje në Korçë, ka përfunduar me plagosjen e djalit nga babai i tij.
Mbrëmjen e së dielës, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me thikë, djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



