Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Bërxullit, ku një mjet i policisë është përplasur me një tjetër mjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, dy punonjës të policisë që momentin e ngjarjes kanë qenë në shërbim.
Ndërkohë, në mjetin tjetër të përfshirë në aksident, ka mbetur e dëmtuar pasagjerja e mjetit. Të aksidentuar janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
“Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjerja në mjetin tjetër shtetasja E. Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.



