
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve, bëhet e ditur se është një mashkull rreth 50 vjeç. Bëhet me dije se viktima është Besnik Tabkakut dhe është banor i zonës.
Po ashtu shtohet se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të lumit Devoll në afërsi të fshatit Çekrez. Familjarët kanë konfirmuart se viktima është larguar nga shtëpia ditën e djeshme në pasdite.
Polica në një njoftim për mediat shton se në trupin e 53-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.



