
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në masën “arrest në burg” Leonard Dukën, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale: “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ai njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar.
Kreu i klanit akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Ai ka qenë në kërkim edhe lidhur me sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinaj.



