
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me tre vite burg ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar ajo do të dënohet përfundimisht me 2 vite burg. Kujtojmë që Hoxha u shpall fajtore për korrupsion, pasi nga përgjimet u zbulua se ajo lironte “të fortë” nga burgu kundrejt ryshfetit. Në vendimin e gjykatës thuhet:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enkeleida Hoxha., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enkeleida Hoxha, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim".



