
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Ballagat të Lushnjës.
Mësohet se konflikti ka nisur për çështje pronësie, e ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është plagosur motra e Kastriot Hasalla , i cili ndodhet në burg për vrasje, pasi vrau Romeo Hasallën dhe plagosi tre të tjerë pas sherrit për tokën në Garunjas.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



