Aksidentohen dy automjete në Tiranë, plagosen 4 persona

Aksidentohen dy automjete në Tiranë, plagosen 4 persona

Aksident me pasojë katër persona të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjte në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe këmbësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy