Pas shkarkimit të shefit paraardhës të Komisariatit nr.1 të Policisë në Tiranë, Oltion Agolli, merret vesh se Oliger Torba është tashmë shefi i ri i këtij komisariati në Tiranë.
Oliger Torba ka qenë më parë shef krimesh, në të njëjtin komisariat.
Agolli u shkarkua dy ditë më parë, dhe lajmin për këtë shkarkim e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama, përmes një videoje live.
Sipas kryeministrit, Agalliu u shkarkuar sepse nuk kishte marrë masa për bllokimin e lëvizjeve të qytetarëve në zonën e Liqenit.



