Vjedh një makinë në Himarë dhe largohet me shpejtësi, kapet i dyshuari me precedentë penalë

Vjedh një makinë në Himarë dhe largohet me shpejtësi, kapet i dyshuari me precedentë penalë

Vodhi automjetin e një personi dhe u largua me shpejtësi, kapet pas disa minutash ndjekjeje nga policia e Himarës, 40-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Vlorë, për vjedhjen e një automjeti tip “Suzuki”, në Llaman, Himarë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Swift”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, shtetasi F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga verifikimet rezulton shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy