
Amsterdami u trondit mbrëmjen e së martës teksa gazetari njohur i kronikës Peter Rudolf de Vries u qëllua me armë në qendër të Amsterdamit.
Policia tha se de Vries, 64 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërsa mediat lokale raportuan se sulmi ndodhi pak minuta pasi ai kishte ndjekur një emision televiziv rreth orës 19:30.
Pesë të shtëna u qëlluan nga një distancë e afërt dhe z. de Vries, u godit në kokë, raportojnë mediat lokale, transmeton BBC.
Pamje të rënda të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se de Vries u qëllua në kokë.
Televizioni kombëtar holandez NOS citoi dëshmitarët okularë të thoshin se në atentat u dëgjuan pesë të shtëna.
Në një njoftim për shtyp në mbrëmje, policia tha se kishte shoqëruar të paktën tre persona, mes të cilëve dhe të dyshuarin si atentator.
Gjendja shëndetësore e gazetarit u tha se ishte e rëndë “në luftë për jetën”.
Në vitin 2019 De Vries deklaroi me një postim në Twitter se burime policore i kishin thënë se ishte vënë nën shënjestër nga disa grupe kriminale.
Gazetari 64-vjeçar njihet në Holandë pasi gjatë periudhës 1995-2012 ka drejtuar një emision hulumtues përmes së cilit mundohej të hidhte dritë mbi krimin e organizuar.
Në vitin 2008 ai fitoi çmim Emmy Award për dokumentarët e realizuar mbi zhdukjen e një adoleshenti amerikan në Karaibe.
De Vries njihet gjithashtu për punën hulumtuese në rastin e pengmarrjes së sipërmarrësit Fraddy Heineken në vitin 1983.



