Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Duka: Rruga dytësore provizore ka pësuar edhe një tjetër dëmtim, situata kaotike (VIDEO)

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Duka: Rruga dytësore provizore ka pësuar edhe një tjetër dëmtim, situata kaotike (VIDEO)

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për dëmtimet që kanë shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec që prej ditës së djeshme.

Korrespondentja Entela Duka raporton për “MCN Live” se punonjësit e policisë janë në terren, ndërkohë që është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, dhe situata vlerësohet tejet kritike.

Sipas saj, edhe rruga dytësore provizore ka pësuar edhe një tjetër dëmtim. 

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Burime nga terreni bëjnë me dije se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. 

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Janë hequr edhe makinat e firmës pasi ekziston frika e fundosjes së mëtejshme. Mësohet se është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve.

Situata e krijuar në orët e fundit ka alarmuar strukturat shtetërore dhe qeverinë shqiptare, ndërsa pritet një rivlerësim urgjent i kushteve gjeologjike dhe i planit të ndërhyrjes. 

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Bllokimi i këtij segmenti vijon të krijojë probleme serioze në qarkullimin e mjeteve dhe në lidhjen mes zonave, duke shtuar presionin për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme infrastrukturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy