Prej më shumë se dy javësh struktura e Policisë së Shtetit ka një hierarki të re, atë të miratuar nga ministri i Brendshëm me vendim qeverie.
Kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadetin Fishta duke folur “Fact Check” mbi këtë proces, evidentoi probleme tek grada inspektor. Po ashtu ai tha se Sindikata e Policisë së Shtetit nuk u pyet gjatë hartimit të strukturës.
Vendimi i qeverisë është ai që i hap rrugën gjithë ristrukturimit të Policisë së Shtetit në bazë të propozimeve që janë mbledhur nga të gjitha drejtoritë vendore, në drejtoritë e përgjithshme me komision. Tani ka filluar procedura e zbatimit. Kanë filluar emërimet sipas strukturës së re”.
I pyetur a ka përplasje mes vendimit të ri dhe ligjit në fuqi, Fishta thotë:
Ligji i Policisë i ka të përcaktuara qartë, qeveria ka kompetencë të përcaktojë limitin e përgjithshëm organik në shkallë vendi, numrin total. Neni 19 pika 6. Me propozim të ministrit u shtua numri sipas strukturave. Sepse ministri ka kompetencë të miratojë strukturat. Janë 98 policë që shtohen. Ne duhet të ishim thirrur. Sepse sindikata monitoron problemet sociale, ekonomike dhe profesionale. Mund të ketë edhe probleme profesionale. Një polic mund të ketë gradë më të lartë dhe funksion më të ulët. Atij i duhet t’i gjendet një vend pune tjetër. Por ndodh edhe më e kundërta, ku me gradë më të ulët ka kaluar në funksion më të lartë. Në këtë rast ai mund ta ruajë vendin e punës, por brenda vitit duhet të konkurrojë për një gradë më të lartë.
Në vendim është parashikuar që këto 7847 punonjës policie, i ka lënë të gjitha funksionet me gradën inspektor, inspektor i dytë apo i parë, ndryshe nga ç’janë gradat nënkomisar deri në drejtues. Këtu i ka lënë me tre grada vendimi i qeverisë. Ka një non sens tjetër që para se të dilte vendimi, Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me Akademinë duhet të bënin vlerësimet se cila kualifikime dhe trajnime duhet të jenë të vlefshme për marrjen e gradës”.



