Arrestohen 20 shoferë në javën e fundit në kryeqytet, ‘fluturojnë’ edhe 139 patenta

Arrestohen 20 shoferë në javën e fundit në kryeqytet, ‘fluturojnë’ edhe 139 patenta

139 patenta janë bllokuar në javën e fundit në kryeqytet. Policia e Shtetit bën me dije se gjatë kontrollit në disa segmente rrugore, si brenda dhe jashtë qytetit, të cilat konsiderohen me risk të lartë, ndër të tjera janë arrestuar 20 drejtues mjetesh.

Sipas policisë të arrestuarit janë kapur në kushtet e flagrancës, ndërsa 5 prej tyre ngisnin makinën në gjendje të dehur. Përsa u përket 139 patentave të bllokuara, 10 prej tyre janë po për shkakun e alkoolit, 89 për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 40 për shkelje të tjera të paspecifikuara ende.

Për shkak të mosrespektimit të semaforëve, 56 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht, ose ndryshe janë gjobitur. Sakaq, janë proceduar 246 drejtues mjetesh, të cilët gjatë udhëtimit përdornin celularin.

Ndërkohë, në ‘lupën’ e Policisë së Shtetit kanë qenë jo vetëm drejtuesit e mjeteve, por edhe ato të motomjeteve. 269 drejtues motorësh janë bërë subjekt procedimesh pasi lëviznin pa përdorur kaskën mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy