
Moti i keq që ka përfshirë Vlorën këto ditë, ka bërë që një numër i konsiderueshëm varkash të vogla peshkimi të përplasen me kalatën.
Raportohet se varkat kanë pësuar dëmtime të ndryshme dhe janë nxjerrë në breg nga vetë pronarët e tyre. Probleme nga dallgëzimi i lartë në det pati dhe në Radhimë, ku u dëmtuan disa varka te vogla si dhe në Orikum.
Prej disa ditësh, situata në Vlorë ka qenë problematike për shkak të kushteve atmosferike të rënduara.



