Në kërkim nga drejtësia italaine, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari

Në kërkim nga drejtësia italaine, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Strukturat hetimore në DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit të Trafiqeve në DVP Tiranë u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy