U kap në flagrancë me doza kokaine, në pranga 25-vjeçari

U kap në flagrancë me doza kokaine, në pranga 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me banim në Shkodër u arrestua në flagrance nga Policia e Lezhës pasi u kap me doza kokaine dhe kanabisi.

Policia i sekuestroi dozat dhe një thikë që iu gjetën atij, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.  Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy