
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka reduktuar me 8 muaj masën e dënimit që dha shkalla e parë për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion.
Mirit i është ulur me 8 muaj dënimi prej 2.8 muajsh burg që iu dha në nëntori të vitit të kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Duke qenë se qëndrimi në paraburgim llogaritet si kohë e vuajtjes së dënimit, ish-gjyqtari pritet të lirohet brenda disa ditësh.
Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të vitit 2017 me akuzën e korrupsionit.
Rasti ka të bëjë me një shumë prej 30 mijë eurosh që u zbulua se ai i kishte marrë në formë ryshfeti në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale.



