
Një aksident ndodhi sot në mesditë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Blinisht.
Mësohet se një autoveturë është përplasur me një kamionçinë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ndërsa policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes.



