Rozalina Plaka nuk ka qenë e pranishme sot në ceremoninë mortore të prindërve të saj.
Burime bëjnë me dije se ajo ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor, pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj gjatë orëve që e ka mbajtur peng në automjet.
Si pasojë, Rozalina ka pësuar lëndime, duke përfshirë një plagë në këmbë dhe një të çarë në kokë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.



