Zonat periferike të Shkodrës ndodhen nën ujë, ndërsa ato malore të izoluara nga dëbora. Kjo është situata që raportohet në veri të vendit si pasojë e përkeqësimit të motit, ndërsa një sipërfaqe e konsiderueshme tokë është përmbytur.
Situatë e rënduar është në njësinë administrative Ana e Malit dhe Obot, ndërsa vijojnë shkarkimet nga hidrocentrali.



