Vodhën me thyerje dy kioska në Elbasan, arrestohen dy persona

Vodhën me thyerje dy kioska në Elbasan, arrestohen dy persona

Vodhën me thyerje në dy kioska në Elbasan, produkte me vlerë 75 000 lekë, vihen në pranga dy persona dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve me thyerje, në dy kioska në qytetin e Elbasanit, vjedhje të kryera gjatë muajit mars 2024, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë identifikuar autorët e dyshuar të këtyre rasteve.

Konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 31 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në dy kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sëpatë dhe një levë metalike, të dyshuara të përdorura për të kryer vjedhjet

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy