Avokati i Kokës: Është në gjendje të rëndë shëndetësore, do dëgjoni fakte që nuk i keni dëgjuar deri tani

Avokati i Kokës: Është në gjendje të rëndë shëndetësore, do dëgjoni fakte që nuk i keni dëgjuar deri tani

Avokati i ish-ministrit Lefter Kokës, deklaroi në një komunikim për mediat ditën e sotme, se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e rënduar dhe për këtë arsye nuk mund të mbahet në burg.

Deklarata e tij u bë pasi ditën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u mbajt seanca për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por që u rrëzua.

Avokati i Kokës paralajmëroi se do të dëgjohen fakte që nuk janë dëgjuar deri më tani.

Ai sqaroi se sot ishte kërkesa e dytë që Lefter Koka për zëvendësim e masës së sigurimit, ndërsa e radhës u la për në 7 nëntor.

Klienti im është në kushte të rënduara shëndetësore. Gjendja e Kokës nuk mund të vazhdojë të mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket vendosur të marrë rolin e mjekëve.

Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në  themel,  nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Procesi që do të zhvillohet, do të jetë i hapur.

Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy