Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, pranga 25-vjeçarit në Malësi të Madhe

Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, pranga 25-vjeçarit në Malësi të Madhe

Një person ka përfunduar në prangat e policisë pasi është akuzozhet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në ambientet e një lokali.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Xh. L.

Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 3 makineri që përdoreshin për të luajtur lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të lokalit, shtetasit Xhuljan Lumaj, 25 vjeç, banues në fshatin Goraj, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy