Arrestohet në Lezhë pedofili 60 vjeçar, kryente marrëdhënie seksuale me të mitur me aftësi të kufizuar
Policia e Lezhës ka vënë sot në pranga V.N, 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.
Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur", "Vepra të turpshme" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur".



