KED skualifikon tre kandidatura për anëtarë të Kushtetueses

KED skualifikon tre kandidatura për anëtarë të Kushtetueses

Tre kandidatë të propozuar nga Gjykata e Lartë për vendet vakante në Kushtetuese janë skualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme të KED, pas shqyrtimit të akteve dhe procedurës së ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, u vendos ndalimi i kandidimit dhe mosvijimi i procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për:

Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Gani Dizdari;

Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha;

Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të zj. Vitore Tusha, vendin vakant të z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të z. Fatmir Hoxha.

Ndërerja e procedurave të kandidimit motivohet me mangësitë e konstatuara në një apo disa kushte të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy