Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, gjendet dhe kokainë/ 7 të arrestuar

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, gjendet dhe kokainë/ 7 të arrestuar

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Triple” ka goditet një rast të mbajtjes së ambienteve për prostitucion dhe i përshtatjes së tyre për përdorim droge, duke vënë në pranga 7 persona, mes tyre pronarin e një lokali.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- P. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

- I. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

- M. M., 35 vjeçe dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucioni”;

- V. B., 54 vjeçe, D. L., 35 vjeç dhe R. S., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njërën prej dhomave ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e prostitucionit, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, shuma parash të dyshuara të përfituara nga këto veprimtari kriminale, dy aparatura DVR, dy peshore elektronike dhe katër aparate celulare, që u gjetën në ambientet e tjera të hotelit në pronësi të shtetasit P. H.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy