Gazetari Sokol Bregu për atentatin me gjashtë të vrarë në Greqi, për të cilin u tha se janë shqiptarë por nga hetimet rezultuan se ishin turq, thotë se pjesën më të madhe të fajit e ka media greke por edhe asaj shqiptare, e cila nuk e citon burimin.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Policia e Shtetit nuk kishte marrë asnjë informacion, teksa shtoi se në momentin e parë që vritet një shqiptar në Greqi, brenda një kohe të shkurtër del identiteti i plotë, për shkak se ka shumë shqiptarë atje.
Në vijim tha se nuk duhet të nxitojmë kur marrim një informacion nga Greqia.
Jam i bindur që pjesa më e madhe e shqiptarëve në Greqi ushtrojnë një aktivitet të madh kriminal, edhe pse jo aq sa në Angli.
Por pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në Greqi. Pjesa shqiptare në Greqi tashmë janë stabilizuar, shfrytëzojnë dhe faktin që nuk kemi të drejtën e ekstradimit.
Mund të ketë rreth 200-300 vrasës shqiptarë që janë në Greqi, për shkak se nuk kemi marrëveshjen e ekstradimit.
Këto raporte kemi pasur ne qoftë dhe ligjore me Greqinë.
Sipas tij, Shqipëria këtë vit ka shumë pak vrasje dhe se ka më shumë vrasje jashtë kufijve.
Ne po tregojmë se si po e eksportojmë vrasjen jashtë kufijve të Shqipërisë, prandaj duket një situatë e qetë në Shqipëri.



