
Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus sot në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.231 testime.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 232.



