U kapën duke luajtur lojëra fati, arrestohen gjashtë persona në Fushë-Arrëz

U kapën duke luajtur lojëra fati, arrestohen gjashtë persona në Fushë-Arrëz

Gjashtë persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Fushë-Arrës, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati, një aktivitet i paligjshëm në vendin tonë. sipas policisë, në kërkim është shpallur pronari i lokalit, 23-vjeçari me iniciale K. H., i cili akuzohet se kishte përshtatur ambientin për të organizuar lojëra fati të palejuara.

Policia njofton se janë arrestuar 60-vjeçari me inciale M. V., 26-vjeçari me iniciale F. R., 20-vjeçari me iniciale A. A., të tre banues në Pukë, 21-vjeçari me iniciale E. D., 20-vjeçari me iniciale D. C., dhe 36-vjeçari me iniciale A. M., të tre banues në Fushë Arrëz.

Si provë materiale, janë sekuestruar një tavolinë pokeri, qindra çipsa, letra bixhozi, shumat 80.900 lekë të rinj dhe 160 euro. Të ndaluarit do të hetohen nga Prokuroria e Pukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy