
Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga pallati ku jetonte në qytetin e Durrësit.
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja F. H., 65 vjeçe që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë, ajo humbi jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për ndjekje të mëtejshme.



