Tiranë, makina përplas këmbësoren 21-vjeçare

Tiranë, makina përplas këmbësoren 21-vjeçare

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet D. K., ka përplasur shtetasen E. K., 21 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2021, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, mjeti me drejtues shtetasin D. K., ka aksidentuar shtetasen këmbësore E. K., 21 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy