Asgjësohen afro 1500 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës

Asgjësohen afro 1500 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës

Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1447 bimë kanabisi në 5 njësi administrative të qarkut të Shkodrës,

Në territoret e njësive administrative Pult, dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike kanabis. 

Në kuadër të këtij operacioni nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Brucaj, shtetasin Y. D.; për kryetarin e fshatit Nicaj, shtetasin M. M.; për kryetarin e fshatit Abat, shtetasin N. M.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V. 

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Qëndër u gjetën dhe asgjësuan 365 bimë të dyshuara narkotike kanabis. 

Në territorin e njësisë administrative Temal, u gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike kanabis. 

Kultivuesit e këtyre bimëve ndodhen ende në arrati. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy