
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në ishullin e Kretës, në Greqi, ku një fëmijë 3-vjeç është mbytur në pishinë. Ngjarja ka ndodhur teksa babai i fëmijës punonte në oborrin e shtëpisë, ndërsa fëmija po luante në atë ambient.
Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë. Mediat greke shkruajnë se i mituri u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital. Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



