Krim në Mallakastër, tre të rinj vrasin gruan pasi i hynë në shtëpi për ta vjedhur

Krim në Mallakastër, tre të rinj vrasin gruan pasi i hynë në shtëpi për ta vjedhur

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në Mallakastër.

Trupi i 51-vjeçares Drita Aliaj u gjet në rezervuarin e fshatit nga policia dhe polumbarët e repartit special RENEA.

Policia ka zbardhur sot ngjarjen e rëndë, e cila ka ndodhur dy ditë më parë.

Gjithçka ka nisur pas denoncimit të zhdukjes së gruas nga familjarët e saj.

Pas verifikimeve të para, policia zbuloi se nipi i bashkëshortit të 50-vjeçares, (djali i vëllait të burrit), në bashkëpunim me 2 shokë të tij, në datën 5 janar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e saj dhe pas rezistencës së hasur nga Drita Saliaj, e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës.

Gruaja jetonte e vetme, pasi i shoqi ishte emigrant.

Policia ka vënë në pranga: L. S., 16 vjeç, banues në Gjerbës, djali i kunatit të së ndjerës, S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe E. Z., 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy