Digjet një banesë dykatëshe në Fiershegan, shkak i zjarrit dyshohet kondicioneri

Digjet një banesë dykatëshe në Fiershegan, shkak i zjarrit dyshohet kondicioneri

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Fiershegan. Shtëpia është në pronësi të Qani Muratit.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë, i cili ka shpërthyer në flakë. Më pas, zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë edhe katin e dytë të banesës.

 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. 

 

Forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy