Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë pak pas mesditës së sotme, ku në një banesë ka rënë zjarr.
Ngjarja është shënuar në një banesë në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”.

Një grua e cila ndodhej brenda banesës në momentin e zjarrit ka tentuar të largohet dhe është hedhur nga ballkoni i katit të katërt.
Mësohet se gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës.



