Tepelenë/ Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja, tre muaj pas vdekjes së të fejuarit

Tepelenë/ Vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja, tre muaj pas vdekjes së të fejuarit

Është vetëhelmuar me fostoksinë 18-vjeçarja, Mirela Beta. Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares i vdiq i fejuari i saj, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në 'Bypassin' e Levanit.

Sipas dëshmive, vajza prej tre muajsh vuante humbjen e të fejuarit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërkohë që kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomë.

Në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndës helmuese të cilën e konsumoi, duke shkaktuar edhe vdekjen e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy