
Policia Kufitare ka arritur të shpëtojë tre shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det, pasi skafi me të cilin po lundronin pësoi defekt dhe filloi të përmbytej në zonën detare Grame-Brisanit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Salla Operative e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë mori njoftim për një mjet lundrues në rrezik.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesionalizmit të shërbimeve të Policisë Kufitare, u sigurua shpëtimi i këtyre tre shtetasve, të cilët i falënderuan shërbimet e Policisë, për ndihmën që iu dhanë.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të Policisë Kufitare për ta tërhequr dhe për ta nxjerrë skafin në breg, ai u fundos në det.
Policia Kufitare mbetet e angazhuar 24/7 në shërbim të qytetarëve dhe turistëve. Ftojmë çdo qytetar që, në rast nevoje apo emergjence në det, të telefonojë menjëherë në 112



