Rrëshqitje dherash në Zonën e Currilave/ Banorët: Situatë e përsëritur, prej pesë vitesh kërkojmë ndërhyrje nga autoritetet

Rrëshqitje dherash në Zonën e Currilave/ Banorët: Situatë e përsëritur, prej pesë vitesh kërkojmë ndërhyrje nga autoritetet

Një rrëshqitje dherash është regjistruar në zonën e Currilave në Durrës, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe duke krijuar rrezik për një pallat pranë vendit ku ndodhi incidenti.

 

Korrespondentja Ervina Garo, në një lidhje për “MCN Live”, tha se bëhet fjalë për një problematikë të përsëritur prej vitesh. 

 

Sipas saj, banorët e zonës kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga autoritetet, veçanërisht pas reshjeve të dendura të shiut, por situata mbetet e pazgjidhur.

 

Sipas informacioneve paraprake, një masë dheu dhe gurësh është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në afërsi të pallatit, duke mbuluar pjesërisht shkallët e hyrjes. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

 

Ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët shprehen se rreziku është evident prej të paktën pesë vitesh. 

Ata e lidhin fenomenin me reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe pretendojnë se ankesat e tyre të vazhdueshme nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga institucionet përgjegjëse.

 

Banoret janë shprehur se prej vitesh janë adresuar ankesa dhe kërkesa pranë institucioneve përkatëse lidhur me rrezikun që paraqiste kodra në këtë zonë, mirëpo nuk janë marrë masa të mjaftueshme për parandalimin e një situate të tillë.

 

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për rikthimin e furnizimit.

 

Forcat e policisë dhe strukturat përgjegjëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë vlerësimet e nevojshme për shkallën e rrezikut. 

Ekspertët pritet të përcaktojnë nëse lëvizjet e terrenit kanë prekur strukturën e pallatit dhe nëse ekziston rrezik për rrëshqitje të tjera.

 

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e zonës, duke theksuar se Currilat janë një zonë e populluar dhe se fenomeni i rrëshqitjeve të dherave përsëritet sa herë ka reshje intensive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy