
Një aksident ka ndodhur në Qafë-Plloçë mesditën e sotme, ku si pasojë janë krijuar radhë të gjata trafiku.
Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një trajler, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.

Mjeti ka goditur pjesën anësore të trailerit, duke u anuar dhe duke zënë kështu të gjithë rrugën.
Nga makinat që janë në pritje, për shkak të avarisë së krijuar nga aksidenti, janë ato të voglat, por edhe automjetet e tonazhit të rëndë.
Policia po ndërhyn për të bërë të mundur eliminimin e trafikut si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.



