Nuk deklaroi 14.500 € në kufi/ Nën hetim 49-vjeçari nga Kosova  

Nuk deklaroi 14.500 € në kufi/ Nën hetim 49-vjeçari nga Kosova  

Policia e Kukësit njofton se ka vënë në hetim në gjendje të lirë një 49-vjeçar pasi nuk e deklaroi shumën e parave në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “BMW”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari nga fshati Gërçinë i Gjakovës.

Sekuestrohen 14 500 euro, si dhe procedohet penalisht shtetasi kosovar që nuk e deklaroi shumën në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "BMW", me drejtues shtetasin K. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 49 vjeç, banues në Gërçinë, Gjakovë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy