Ministria e Jashtme: Apostilimi dhe legalizimi i dokumenteve do të vijojë online

Ministria e Jashtme: Apostilimi dhe legalizimi i dokumenteve do të vijojë online

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar sot se do të vijohet me legalizimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë vulën ose nënshkrimin elektronik.

Gjithsej janë 1 mijë e 200 shërbime online që i ofrohen qytetarëve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale.

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.

Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën.

Në bazë të Konventës së Hagës ku Shqipëria është anëtare, “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy